Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Begaj uron Bajramin: Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për kombin tonë, vlerë e jashtëzakonshme

    21/04/2023 11:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjatë një vizite në Xhaminë Kubelie në qytetin e Kavajës, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dha një urim për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

    Ai është shprehur se kjo festë ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë.

    “Nga Kavaja uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët ku jetojnë e punojnë gëzuar Festën e Fitër Bajramit! Uroj nga zemra që agjërimi i muajit të Ramazanit ka përmbushur qëllimin e shprehjes së devocionit të besimtarëve përmes sakrificës!  Sakrifica në emër të besimit shpresoj të jetë shtysë për ne, për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin”.

    “Në fakt, kjo festë e Fiter Bajramit ka karakteristikë të veçantë solidaritetin dhe dashurinë. Dashurinë për njëri-tjetrin, dashurinë për Zotin. Sot në Kavajë gjeta veten, takova miq të rinj dhe të vjetër, të besimeve të ndryshme dhe ku më mirë se Kavaja tregohet kjo harmoni fetare”, ka thënë ai.

    Begaj është shprehur se bashkëjetesa dhe harmonia fetare, siç u shpreh ajo, për gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme.

    “Bashkëjetesa dhe harmonia fetare për të gjithë kombin tonë është një vlerë e jashtëzakonshme, vlerë e cila duhet ruajtur, duhet promovuar dhe pse jo duhet eksportuar. Të eksportojmë atë vlerë që është më e mira”.

    “Populli shqiptar e ka treguar me vepra që e përkrah të ndryshmen. Kemi pritur refugjatë afganë, kemi pritur refugjatë ukrainas, kemi hapur dyert tona në ditë të vështira, pse jo edhe në këtë ditë të bëjmë një thirrje që të ndihmojmë ata që janë më të pamundurit, ata që kanë nevojë për më shumë. Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Uroj për të gjithë shqiptarët, mirësi në jetën e tyre”, është shprehur tutje ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë

    Samiti i SEECP-së, Begaj: Synim i Shqipërisë, lidhja e fortë me Bashkimin Evropian

    Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë le të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja

    Të Fundit

    Arre’stohen 5-6 qytetarë serbë të cilët pro’testuan kundër ndërtimit të urave që bashkojnë jugun me veriun e Mitrovicës

    Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

    Aliu ispekton nisjen e dy urave mbi Lumin Ibër

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.