Kreu i shtetit Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij shtetërore në Kroaci, ku është pritur në një ceremoni nga homologu i tij, Zoran Milanoviç.
Sipas presidentit kroat, Shqipëria meriton anëtarësim më të shpejtë në BE. Ai u shpreh se ka paragjykime që në Shqipëri jetojnë shumë myslimanë, gjë që thotë se përbën problem për BE.
“100 mijë euro foto”, Bledi Mane poston të pasmet e Nitës: Qëndro e fortë …
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Begaj u shpreh se forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh, agjenda e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe zhvillimet rajonale, ishin disa nga çështjet që diskutuan.
Begaj i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet diplmatike me Kroacinë, por sa i takon atij ekonomik, tha se mund të bëhet më shumë dhe shtoi se koha për të pasur një linjë ajrore direkte midis dy vendeve apo një ndërlidhje mes porteve të dy vendeve.
“Me presidentin Milanoviç pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë të gjatë, të veçantë dhe miqësore, ku fokusi kryesor ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh, agjenda e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe zhvillimet rajonale. Ndamë pikëpamjet e përbahshkët se marrëdhëniet shqiptaro-kroate sot janë në ditën e tyre më të mirë. Ndamë bindjen se pavarësisht nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike, trendit të rritjes së marrëdhëieve ekonomike tragtare, ende mbetet shumë për të bërë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve. Për një ndërlidhje më të mirë midis dy vendeve me ndikim të drejtpërdrejtë në fushën e turizmit, ndamë mendimin se ka ardhur koha për të pasur një linjë ajrore direkte midis dy vendeve apo një ndërlidhje mes porteve të dy vendeve.
Vlerësova se në raportet historike mes dy vendeve, një rol ka ruajtuar edhe diaspora shqiptare në Kroaci, diaspora e vjetër dhe diaspora e re. Biseda jonë u përqënmdrua edhen ë bashkëpunimin rajonal, në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë. Vlerësova se Kroacia mund të shërbejë si një shembull i mirë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit. Shpreha mirënjohjen për ndihmën e veçantë që Kroacia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë për integrimin evropian.