Lajme

Begaj për vdekjen e Qosjes: Pusho në paqe, Profesor!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja.

Në një postim, Begaj u shpreh se Qosja ishte një prej mendjeve më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar

“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!” shkroi Begaj.

Qosja vdiq dhe u varros sot, në moshën 89-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button