Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

    27/04/2025 13:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një përvojë unike dhe një shenjë të jashtëzakonshme respekti për figurën e Atit të Shenjtë.

    “Në një ceremoni ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota – Afrika, Azia, Europa, Amerika Latine, Shtetet e Bashkuara, bota arabe dhe Lindja e Mesme – u dëshmua nderimi i madh për këtë figurë të madhe fetare dhe publike. Papa Françesku edhe një herë na dha një dëshmi të madhështisë së tij: një lumë njerëzish, nga Sheshi ‘Shën Pjetri’ deri te ‘Santa Maria Maggiore’, erdhi për t’i bërë homazh”, tha Presidenti Begaj.

    Në intervistë, Presidenti foli edhe për lidhjen e veçantë të Papa Françeskut me Shqipërinë, duke kujtuar se vizita e parë shtetërore jashtë Italisë pas zgjedhjes si Papë ishte pikërisht në Tiranë, njëmbëdhjetë vite më parë. “Një vizitë historike, e krahasueshme me atë të Papa Gjon Palit II pas rënies së komunizmit. Një kujtim që do të mbetet përherë në memorien e popullit tonë”, theksoi ai.

    Presidenti Begaj kujtoi gjithashtu dy audiencat që pati me Papa Françeskun, në dhjetor 2022 dhe në maj të vitit të kaluar, duke vënë në dukje vëmendjen dhe dashurinë e Atit të Shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Papa Françesku kishte një njohje të thellë të shqiptarëve që nga koha kur ndodhej në Argjentinë, përmes komunitetit arbëresh të Buenos Airesit. Ai ishte shumë i lidhur edhe me figurën e Nënë Terezës, Shenjtja shqiptare që ai vetë e kanonizoi”, tha Presidenti.

    Duke folur për pjesëmarrjen në funeral, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që ka bashkëjetesa fetare në Shqipëri: “Delegacioni ynë zyrtar përbëhet nga unë dhe dy ministra, por janë të pranishëm edhe udhëheqësit fetarë të vendit: myslimanë, ortodoksë, bektashinj dhe katolikë. Kjo është një dëshmi e harmonisë sonë fetare. Ashtu si edhe njëzet vite më parë, në funeralin e Papa Gjon Palit II, liderët shqiptarë të të gjitha besimeve ishin bashkë.”

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.