Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Begaj në Bosnje: Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

    22/10/2024 19:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çështja e njohjes së Kosovës, gjegjësisht heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ishte në qendër të konferencës së sotme për media të anëtarëve të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Sarajevë, raporton Anadolu.

    Ndonëse delegacionet e të dy vendeve në takim diskutuan kryesisht për marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian, në konferencën për media, kreu i Presidencës së BeH-së Denis Beqiroviq, anëtarët e Presidencës Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq si dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u ndalën në çështjen e Kosovës, për të cilën nuk ekziston konsensus në Bosnje.

    Kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq tha se “një mesazh shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal” ka ardhur nga qeveria dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mik i madh”.

    “Ai mori një vendim të njëanshëm, që është heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. Një lëvizje vërtetë e paprecedentë në rajonin tonë dhe një mesazh shumë i rëndësishëm”, tha Beqiroviq.

    Duke folur për zbatimin e Marrëveshjes së Berlinit, anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq tha se është e rëndësishme që rajoni të funksionojë në katër liritë e përcaktuara në parimet e Bashkimit Evropian: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

    Cvijanoviq gjithashtu iu kundërpërgjigj kreut të Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, i cili në fjalën e tij e cilësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si “miku i tij i madh”.

    “Nuk është e denjë për ne që ta përfshijmë Kosovën në bisedë me presidentin e një shteti tjetër. Pa marrë parasysh se është Republika e Shqipërisë. Kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë tema e bisedës sonë, përveçse në kontekst të bashkëpunimit rajonal”, u shpreh Cvijanoviq.

    Presidenti i Shqipërisë përsëriti se pavarësia e Kosovës është “realitet i pakthyeshëm”.

    “Kosova është dëshmuar të jetë partner i besueshëm i përkushtuar për forcimin e fqinjësisë së mirë. Në ndërkohë, ajo ka kontribuar aktivisht në bashkëpunimin rajonal dhe proceset integruese euroatlantike në Ballkanin Perëndimor. Njohja e Kosovës patjetër do të ndikojë në paqe, siguri, pajtim dhe stabilitetin rajonal”, tha presidenti shqiptar.

    Artikuj të ngjashëm

    Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë

    Samiti i SEECP-së, Begaj: Synim i Shqipërisë, lidhja e fortë me Bashkimin Evropian

    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

    Të Fundit

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    “Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

    Komentet mes Getinjos dhe ish të dashurës së Butrint Imerit ndezin rrjetin

    Spahiu: Qeveria ateiste e Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu Xhaminë e Ibrit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.