Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një diskotekë në Koçan.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka thënë se është i tronditur nga kjo ngjarje, teksa ka theksuar se lutjet e tij shkojnë për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve.
“I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit“, ka shkruar Begaj.