Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Uncategorized

    Begaj dekreton datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë

    05/07/2024 18:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, do të mbahen më 4 gusht. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dekretoi datën, pas kërkesës që iu dërgua nga kryeministria.

    Vendimi i Presidentit vjen vetëm disa orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t’i heq mandatin Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ e ka kompetencën për të kryen këtë proces administrativ, kur një kandidat preket nga ligji i dekriminalizimit, ku Beleri është dënuar nga gjykata. Vetë Beleri e cilësoi procesin ndaj tij si politik.

    Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, për shit-blerje votash dhe u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor.

    Njoftimi i plotë i presidencës:

    Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.

    Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.

    Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

    Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj thirri në konsultë z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.

    Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore.

    Artikuj të ngjashëm

    Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë

    Samiti i SEECP-së, Begaj: Synim i Shqipërisë, lidhja e fortë me Bashkimin Evropian

    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

    Të Fundit

    Detaje nga vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës

    Vetaksident me fatalitet në Pejë

    Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut

    Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviq

    VIDEO/ Erërat e forta në Lindau Bodensee të Gjermanisë, një vajzë ka mbetur brenda veturës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.