Leo Messi, një nga figurat më të ndritura në historinë e futbollit, ka ndarë një tjetër pjesë të rëndësishme nga rrugëtimi i tij profesional dhe personal. Në një deklaratë të sinqertë, argjentinasi ka zbuluar se rikthimi te Barcelona, klubi ku u bë legjendë, ishte një dëshirë e madhe, por sërish e parealizueshme.
Pas ndarjes emocionale nga Barça në vitin 2021 dhe një periudhe dyvjeçare te Paris Saint-Germain, shumë tifozë kishin shpresuar për një rikthim të tij në “Camp Nou”. Por, sipas vetë yllit argjentinas, rrethanat nuk e lejuan një gjë të tillë.
Messi shtoi se vendimi për të mos iu bashkuar një tjetër klubi evropian erdhi si rezultat i reflektimeve familjare dhe ndikimit të sukseseve më të mëdha në karrierë.
“Pas kësaj, u bë një vendim familjar. Fakti që fituam Kupën e Botës pati gjithashtu një ndikim të madh. E kisha të qartë që nuk doja të isha në një skuadër tjetër në Evropë, nuk doja të shkoja te asnjë prej tyre.”