Lojtari kosovar Zymer Bytyqi, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit me Konyaspor, po largohet nga Turqia
Anësori Zymer Bytyqi, të cilit kontrata me Konyasporin i skadon në fund të sezonit, është duke u ndarë nga ekipi turk. Është raportuar se lojtari kosovar, i cili nuk ka mundur të gjejë kontratë të re me Konyasporin dhe ka dashur të largohet nga skuadra, ka arritur një marrëveshje parimore me Olympiacos, të cilën e ka takuar përmes agjentëve të tij.
Mësohet se drejtuesit e Olympiakos nuk duan të paguajnë për lojtarin të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe për këtë arsye, Konyasporit do t’i japë Andreas Bouchalakis, të cilin klubi turk donte ta merrte në huazim pa pagesë deri në fund të sezonit.
🚨🔴Olympiacos are trying to sign another winger after Sergi Canós
— Georgios Sideridis (@gsideridiss) January 31, 2023
🤝As @Nikos_Kotsis first reported, the Greek side are in talks with #Konyaspor’s Zymer Bytyqi, Olympiacos are trying to sign him on the #DeadlineDayGR#olympiacosfc #olympiacos pic.twitter.com/doifTgeW9h