“…siç është kërkesa për dërgimin e draftit të Asociacionit i cili nuk përbënë faktikisht as draft, as dokument sepse as nuk ka nënshkrim, as nuk ka dhe as nuk pronësi… d.m.th. ne nuk dërgojmë artikuj gazetash, as opinione dhe as drafte që nuk kanë autorësi apo pronësi në Gjykatën Kushtetuese”.
Kësaj deklaratë të zëvendëskryeministrit, Benik Bislimit, i ka reaguar deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili, e ka quajtur si kryenegociatori “i të gjitha fatkeqësive të Kosovës”.
“Tani kur jemi pak kohë para zgjedhje… Besnik Bislimi pa pikë paskrupulltsie, kryenegociatori i të gjitha fatkeqësive të Kosovës. Që thotë se s’ka autorësi, statuti ka autor, i ka shkronjat EU, Bashkimi Evropian. Edhe ka identitet, ky gënjen, siç e kanë dëshmuar shumë herë përfaqësuesit ndërkombëtar”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.
Berisha ka komentuar edhe takimin e kryeministri, Albin Kurtit, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, teksa ka adresuar kritika për Asociacionin.
“Pse ishin këta në Bruksel? Janë thjesht për të treguar që dialogu s’ka vdekur. Se të dy këtë të dy ndërmjetësit që kanë dështuar ne proces, me tregu që ne jemi ende duke vazhduar me dialogun, e në fakt ky dialog dhe këto detyrime që i kanë krijuar Kosovës janë antikushtetuese. Dhe statuti i referohet vetëm rezolutës 12/44 dhe një pjesë Kushtetueses së Kosovës, as vendimin e Kushtueses të viti 20215, është përjashtim nga sistemi kushtetueses i Kosovës dhe interpretohet vetëm në nivel të BE-së. Bazuar në rezolutën 12/44, e cila, në aneksin një dhe dy e njeh integritetin territorial të RFJ-së dhe përputhet me doktrinën politike kauzën që kanë ardhë këta, me republikën e tretë”, ka shtuar Berisha.