Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Bedri Islami zbulon nofkat e luftës së liderëve të UÇK-së, tregon historinë e asaj të Adem Jasharit

    16/10/2022 10:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kreu i LPK-së, Bedri Islami në emisionin “n’Demos” ka folur për herë të parë për nofkat e liderëve të UÇK-së gjatë kohës së luftës.

    Nofkat sipas tij në një kohë të tillë, janë të domesdoshme.

    “Në lëvizje çlirimtare është e domesdoshme që njerëzit në elitën drejtuese të kenë edhe emra të dytë, ose pseudonime. “Abazi” ka qenë Ali Ahmeti, të njejtin pseudonim në Kosovë e ka mbajtur edhe Nait Hasani. Kur është organizuar takimi i parë mes Nait Hasanit dhe Zahir Pajazitit, ndërmjetës i këtij takimi ka qenë Ali Ahmeti dhe Ismet Abdullahu, si shkak i njohjes është përdorur “Abazi”, nuk ka shkaktuar ngatërresa asnjëherë. Ilir Konushefci e ka pasur nofkën “Mërgimi”, ndërsa “Daja” në fillim është njohur Fazli Veliu, ndërsa Azem Syla është njohur si “Daja” i vogël, për t’u dallu njëri me tjetrin janë quajtur njëri i madh e tjetri i vogël”, ka deklaruar Islami, përcjell GazetaDemos.

    Ai ka treguar edhe pseudonimin e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

    “Adem Jashari është njohur me nofkën “Rrafalli”, ai zakonisht nuk ka qit shumë pushkë me tek e teke, por ka qit me rrafall, është një rast shumë interesant se si ka ngel kjo nofkë e Adem Jasharit. Kur është martuar Ramiz Lladrovci, do shkonin krushqit me marr nusen, Fehmi Lladrovci i mbledh të gjithë në odë, dhe u thotë se do të shkojm krushqi me flamur, por ta dini se flamurin nuk e jap. Atë kohë dilnin policia serbe, dhe u merrnin flamurin dasmorëve e i maltretonin. Disa prej tyre thonë dakord por nuk kemi armë, ai ua kthen se mos keni marak se kemi mjaftë, dhe të gjithë dasmorët armatosen. I ftuar në dasmë ishte edhe Adem Jashari, ai e merr makinën e tij, por pjesa e pasme bie krejt poshtë, pasi e kishte mbushur plot me municion”, ka treguar ai.

    Por cila është historia e kësaj nofke?

    “Nisen për me marr, ku secila makinë e kishte flamurin e vet, nga lart shohin një patrullë të Policisë serbe, këta fillojnë me qit pushkë, patrulla ikën, shkojnë më pas në Istog ku e marrin edhe nusen, por gjatë kthimit, kur arrijnë në Shkabaj, Adem Jashari i thotë bacës Tush, babait të Ramizit, se tani duhet me qit pushkë, ai i thotë po, dhe Ademi e merr automatikun e tij e ia fut rrafallë, e bën krej tym vendin. Banorët aty mendojnë se serbët i ranë Lladrovcëve, edhe marrin armë e shkojnë për t’iu ndihmuar atyre, kur e shohin që ishte dasmë. Aty baci Tush i thotë që ti veq me rrafall qet, po qit burr tek e tek, e aty i mbeti nofka”, është shprehur Bedri Islami.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Ia larguan foton e Adem Jasharit dhe flamurin nga zyra, ish-ushtari lë Policinë e Kosovës pas 25 viteve

    Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Të Fundit

    Ramiz Lladrovci: Saherë të ma përmend emrin Albin Kurti, m’i humb 1 mijë vota në Drenas

    Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

    Shkojnë mbi gjysmë milioni euro për rreth dy muaj për deputetët e Kuvendit që nuk e kanë nisur ende punën

    Babai e i vëllai e përcollën me lot në sy – doktoresha tha se ka qenë i lidhur edhe kur s’ka pasur shenja jete – çka dihet për vdekjen në Lipjan

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.