Aktivisti shqiptar, Bedri Islami i ftuar në emisionin “n’Demos” ka deklaruar se zhvillimet në Kosovë, gjithëmonë kanë reflektuar në Shqipëri, e që për këtë ai ka përmendur edhe disa shembuj të cilat e dëshmojnë sipas tij këtë konkludim.
“Sa herë që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë kanë patur përplasje ose ngjarje madhore, në Shqipëri ka ndodhur diçka, përshembull, kur u acaruan marrëdhëniet pas vitit ’46-’47, ndodhi çështja e Nako Spiros, pra kur ishim ne në kulmin e marrëdhënieve pozitive ndodhi kjo, grupi i tyre i bie që vranë vetën. Në vitin 1948-49, në vitin ’57, në vitin ’61 pra gjithëmonë ngjarjet në Jugosllavi kanë reflektuar atje”, është shprehur Islami, përcjell GazetaDemos.
Mes tjerash, shkrimtari i njohur ka krahasuar edhe figurën e Enver Hoxhës me atë të Ramiz Alisë për çështjen e Kosovës.
“Një brez i ri e dinte se ardhja e Mehmet Shehut në pushtet pas vdekjes së Enver Hoxhës do të ishte fatal për ta. Mehmet Shehu në vitin 1974 kërkoi dënimin e Ramizë Alisë, burgosjen e tij, e kërkoi haptas. Ramizi manovroi në një mënyrë që ta eliminoi figurën e Mehmet Shehut, në anën tjetër impulsi i tij për çështjen e Kosovës, shkonte përtej asaj që donte Enver Hoxha. Pasi, Enver Hoxha donte që populli të nxitej por të mos lëvizte, ndërsa ky mund të kërkonte lëvizjen pa u formuar kushtet”, ka përfunduar ai.
Emisioni i plotë: