Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka dhuruar gjak në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në “Facebook”, ku tha se është përgjegjësi që të solidarizohemi me njërëzit që kanë nevojë.
E plotë:
Sot dhurova gjak në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. Shumë jetë varen nga dhurimi vullnetar i gjakut dhe është përgjegjësi e jona që të solidarizohemi me njerëzit që kanë nevojë.