Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    BE mblodhi ministrat e Jashtëm e të Brendshëm të rajonit

    07/09/2021 13:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisionerja e BE për Punët e brendshme, Ylva Johansson, ka zhvilluar një takim me ministrat të jashtëm dhe të brendshëm të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Pjesëmarrësit po diskutojnë për zbatimin e planit të veprimit të BE-së 2020-2025 kundër trafikimit të armëve të zjarrit në Evropën Juglindore, si dhe zbatimin e Udhërrëfyesit Rajonal për kontrollin e tyre.

    Që nga miratimi i udhërrëfyesit në vitin 2018, Komisioni Evropian ka vërejtur përparim të vazhdueshëm  në punën e bërë nga partnerët në Ballkanin Perëndimor në harmonizimin e kornizave ligjore me rregullat për përdorimin e armëve të zjarrit sipas konventave të BE-së dhe OKB–së.

    Komisionerja Johansson ka konstatuar një rritje të bashkëpunimit operacional dhe shkëmbimit të informacionit me BE-në dhe me zbatimin e ligjit.

    Takimi sipas saj është një mundësi për të diskutuar veprimet e mëtejshme mbi sfidat e mbetura në të gjithë rajonin, duke përfshirë boshllëqet në kornizat e ligjit penal dhe shkëmbimin e të dhënave mes organeve te zbatimit të ligjit, gjykatave dhe prokurorive.

    Artikuj të ngjashëm

    Në Këshillin e Evropës, Lajçak kërkoi mbështetje për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE

    Borrell: Të parandalohen përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor

    Lajçak: Lufta në Ukrainë e bëri zgjerimin sërish çështje politike, duhet ta përfundojmë punën tonë me Ballkanin P.

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.