Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    BE kërkon formimin urgjent të qeverisë, ambasadorët kritikojnë bllokadën

    28/05/2025 21:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas ngërçit politik në të cilin gjendet Kosova dhe dështimit të njëpasnjëshëm të seancave për konstituimin e institucioneve të reja, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për formimin e qeverisë sa më shpejt që është e mundur.

    Kështu ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjatë konferencës “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje” të organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

    Orav ka theksuar se Kosova ka mundësi reale për t’u afruar me BE-në, por që, sipas tij, krahasimet me vendet fqinje nuk e ndihmojnë në këtë drejtim.

    Bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë kanë kërkuar ambasadorët e QUINT-it në Kosovë, të cilët ishin kritikë ndaj politikanëve të vendit.

    “Kosova nuk është një ishull në mes të rajonit, por pjesë e një kontinenti. Ju nuk jeni të izoluar, por nëse e izoloni vetveten, e tash si e izolon njeriu veten, thjesht duke mos i dëgjuar miqtë, duke kultivuar vetëdrejtësi e duke bërë moral. E izolon duke gjetur arsye dhe shkas për të mos respektuar obligimet tuaja”, ka thënë ai.“Nesër kemi seancën e 23-të ku do të tentohet zgjedhja e kryeparlamentarit. Çfarë imazhi na jep kjo neve? Nuk dua të hyj në këtë më. Apeli im është: bëni detyrat e shtëpisë dhe shfrytëzoni këtë dritare dhe personat që kanë dërguar mesazh për të vepruar, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara dhe të fillojmë me institucione që veprojnë”, ka thënë Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë.

    “Që nga 2013-ta, 12 vjet më vonë, 5 qeveri kanë kaluar që atëherë dhe unë personalisht e ndjej frikën që Asociacioni mund të shndërrohet në një Republika Serbe. Keni pasur kohë të bëni një draft-statut vetë ju. Varet nga ju a keni kohë të dilni në fund dhe të prezantoni iniciativa të reja, por fillimisht duhet të flisni mes vete”, tha, në anën tjetër, Daniela Barishiq, ambasadore e Kroacisë.

    Ndërkohë, përfaqësues të partive politike folën për ngërçin, asociacionin dhe dialogun me Serbinë.

    “Ishte pikërisht misioni i BE-së për zgjedhjet që e konkludoi vetë që Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet tona, kjo është arsyeja pse merremi me Serbinë”, ka thënë Armend Muja nga VV.“Një qeveri e ardhshme do të duhej të kishte prioritet mbi prioritetet vetëm trajtimin e aplikimit tonë për me marrë statusin e vendit kandidat, pse nuk trajtohet një kërkesë e tillë?”, ka thënë Enver Hoxhaj nga PDK.

    “Ne si parti kemi bërë propozim, nuk kemi qenë dakord me marrëveshjen e arritur, kemi menduar që ka pasur mundësi që brenda marrëveshjes së Ohrit të ketë shumë më shumë pika prosperuese dhe jo pika që e cënojnë funksionalitetin e brendshëm shtetëror”, ka thënë Jehona Lushaku nga LDK.Ndërkaq, Besnik Tahiri nga AAK ka theksuar se e vetmja mënyrë është dakordimi i opozitës për krijimin e qeverisë.

    Demush Shasha nga PIPS tha se me këtë ritëm të punës, Kosova mund të hyjë në Bashkimin Evropian pas 40 vitesh

    Artikuj të ngjashëm

    Bislimi kritikon BE-në: Ka anuar kah Serbia në dialog, nuk ka marrëveshje për Asociacionin 

    Më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga vendet e BE’së më 2024

    BE-ja nis heqjen e masave ndaj Kosovës, por procesi mbetet i kushtëzuar

    Të Fundit

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor

    Teksa Luis Enrique po fliste për vajzen e tij të ndjerë, gazetarja italiane nuk mund t’i ndalte lotët

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.