Bashkimi Evropian i ka tërhequr vërejtjen Elon Musk se platforma X është duke u përdorur për përhapje të dezinformatave pas sulmit të Hamasit mbi Izraelin.
Ka qenë Thierry Breton, komisionar për Tregun e Brendshëm në BE që ka shkruar në një letër se “ka përmbajtje të dhunshme dhe terroriste” e cila nuk është tërhequr, pavarësisht paralajmërimeve dhe ligjeve të BE-së, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Musk ka thënë se kompania ka ndërmarrë veprime, përfshirë largimin e llogarive të reja të lidhura me Hamasin.
Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian një listë me shkeljet e pretenduara.
Derisa Breton ka thënë se nuk do të japë detaje mbi dezinformimminin si cili i është referuar në letrën drejtuar Musk.