Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bayrou bëhet kryeministër i ri i Francës – ky është qëndrimi i tij më 1999 për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

    13/12/2024 18:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    François Bayrou është emëruar kryeministër i ri i Francës. 73-vjeçari konsiderohet aleat i presidentit Emmanuel Macron, që kur ai erdhi në pushtet më 2017.

    E Bayrou ka të kaluar të gjatë në politikën franceze. Në kohën kur NATO-ja ndërhyri në Kosovë më 1999, Bayrou ka qenë opozitar. Atë kohë e kishte mbështetur udhëheqësinë franceze për ndërhyrjen në Kosovë. 

    Në një intervistë të “RTL” më 7 prill të 1999-s e kishte quajtur “lëvizje të mençur” nisjen e bombardimeve.

    “Nuk kishte armëpushim (nga Millosheviqi). Për momentin, është lëvizje e mençur. Besoj se presidenti dhe qeveria kishin të drejtë kur thanë se ky armëpushim duhet të përcillet me kushte të caktuara, sidomos me ato që lidhen për sigurinë e refugjatëve që të kthehen menjëherë nëpër shtëpi. Dhe më pas, po ashtu, që të organizohej jetë e përbashkët e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, pasi të dyja komunitetet do të duhet të jetojnë bashkë, sapo të arrihet një marrëveshje. Dera nuk është mbyllur plotësisht. Është e thjeshtë – kushtet duhet të përmbushen. Në çfarëdo rasti, është shenjë që Millosheviqi, me të gjithë arrogancën e tij e gjen veten të detyruar nga goditjet që të reflektojë. Nuk është tani koha që të ndalet aksioni”, kishte deklaruar ai.

    Bayrou po ashtu kishte thënë se për bombardimet e NATO-s do të flitet gjatë nga historianët.

    “Për dhjetë vjet, Millosheviqi ka shkaktuar 200 mijë vdekje. Historia e shekullit të 20-të na ka mësuar që secilën herë që bëhemi kinse nuk shohim diçka, ajo përfundon keq, sot apo nesër. Andaj kemi të drejtë që kemi reaguar. Është çështje tjetër se a mund të kenë qenë procedurat ndryshe”, ishte shprehur më tej Bayrou, që atë kohë ka udhëhequr partinë Unioni për Demokracinë Franceze (UDF).

    Ai e kishte cilësuar veprimin e NATO-s si ndërhyrje që të respektohen të drejtat e njeriut. 

    Kjo intervistë u gjet në “vie-publique.fr”, që është uebfaqe franceze e që menaxhohet nga një autoritet nën zyrën e kryeministrit francez, me mision për informimin, dokumentimin dhe arkivimin e vendimeve dhe intervistave të zyrtarëve francezë.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.