Siç bëhet e ditur nga “L’Equipe”, gjiganti gjerman, Bayern Munich si duket e ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit Robert Lewandowski.
Lewandowski u largua këtë verë nga Bayerni vetëm për t’iu bashkuar Barcelonës, kështu duke e lënë kampionin gjerman pa një sulmues tipik.
Bayerni transferoi Sadio Manen nga Liverpooli, ku senegalezi ka marrë rolin e qendërsulmuesit në “Allianz Arena”, por që paraqitjet e tij nuk po kënaqin shumë krerët e Bayernit.
Tani, Bayerni së bashku me trajnerin, Julian Nagelsmann më në fund do të shikojnë të zëvendësojnë Lewandowskin, dhe sulmuesi ideal sipas “Bavarezëve” është Marcus Thuram i Borussia Monchengladbach.