Bayern Munich thuhet se do të provojë gjithçka për të shitur Sadio Mane në afatin kalimtar të verës pasi sulmoi Leroy Sane.
Sulmuesi senegalez i cili u transferua në ‘Allianz Arena’ nga Liverpool në vitin 2022, pritet të largohet nga gjiganti gjerman pas një përleshjeje në dhomën e zhveshjes me bashkëlojtarin e tij Sane.
Një humbje në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt në stadiumin ‘Etihad’ çoi zemërim në kampin e Bayernit, transmeton lajmi.net.
Sane është parë me një buzë të fryrë, me Mane të hequr nga skuadra e Bayernit për barazimin 1-1 me Hoffenheim.
‘Sky Germany’ pretendon se gjigantët e Bundesligës tani po kërkojnë të shkarkojnë lojtarin pas shkeljes së disiplinës së klubit, duke pretenduar:
“Bayern do të përpiqet gjithçka për të shkarkuar Sadio Mane në verë. Nga pikëpamja sportive, Thomas Tuchel nuk ka plane me Mane pasi ai nuk i përshtatet sistemit të tij”.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e lojtarit.