Bayern Munich ka arritur të marrë një barazim në ndeshjen e kthimit ndaj Celticut në “Allianz Arena” për të arritur kualifikimin tutje në rrethin e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, me bavavrezët që barazuan rezultatin në momentet e fundit të takimit.
Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, teksa dy realizimet erdhën në etapën e dytë.
Gjermani, Nicolas-Gerrit Kuhn i ndëshkoi bavarezët në minutën e 63-të.
Ky rezultat e dërgonte ndeshjen në vazhdime, mirëpo dy minuta para përfundimit të takimit, kanadezi, Alphonso Davies barazoi rezultatin dhe çoi në delirë tifozët në “Allianz Arena”.
Ky gol i dha kualifikimin tutje Bayernit të cilët ditën e premte do të mësojnë kundërshtarin e radhës, kurse Celtic eliminohen pas një lufte të madhe që bëri në dy sfidat ndaj gjashtë herë kampionit evropian