Bastisjen në agjenci shtetërore, flasin nga Agjencioni i Regjistrimit Civil: Takimet janë anuluar
Forcat Speciale të Policisë së Kosovë janë duke vazhduar bastisjet në objektin ku ndodhen disa agjenci shtetërore, teksa tashmë në vendngjarje kanë arritur edhe hetuesit policorë.
Ekipi i GazetësDemos nga vendi i ngjarjes, kanë marr një deklarim edhe nga zyrtarët e Agjensionit të Regjistrimit Civili.
Të njëjtit nënkuptuan që ky departament nuk ka të bëjë me bastisjen dhe se puna e tyre sot tështë ndalur si rrjedhojë e kontrollit.
“Ne jemi nga Agjencioni i Regjistrimit Civil, ne kemi pasur takim zyrtar këtu, pastaj edhe me juve mediave e kemi pas një takim, por që u anulua për shkak të një kontrolli”, thuhet në deklarimin e tyre.
Siç raportoi ekskluzivisht GazetaDemos, dyshohet se Njësia Speciale po kryen bastisje kryesisht në zyret e Depos Qendrore të Arkivit të Kosovës, pas dyshimeve në lidhje me zhdukjen e një dokumenti për prona të Radio Televizionit të Prishtinës.
Demos gjithashtu merr vesh se tash e disa kohë kanë qenë duke u zhvilluar hetime ndaj disa personave lidhur me këtë rast.