Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme.
Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer sot bastisje në një shtëpi në fshatin Skifteraj të Vitisë, pas informacioneve që kishin mbledhur se pronari posedon armë ilegale.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe fishekë, për të cilat 57-vjeçari nuk posedon leje të lëshuar nga organet kompetente.
“Me urdhër kontroll nga Gjykata Themelore sot me datën 05.03.2024 është kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
- Një (1) armë zjarri pistoletë e llojit Ëalter e kalibrit 9 mm, me dy (2) karikator dhe njëzet e
- tetë (28) fishek.
- Një (1) armë automatike AK-47 me një (1) karikator dhe dyqind e dyzet e dy (242) fishek.
- Një (1) pushkë”, thuhet në njoftim.
Më urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“