Policia ka bastisur zyrat e deputetit të partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë, shkruan BBC.
Policia gjermane ka kryer bastisjet pas akuzave për pastrim parash dhe ryshfet.
Deputeti Petr Bystron është akuzuar se mori para nga Rusia për të shtrirë ndikimin – diçka që ai e ka mohuar.
Bastisjet janë kryer në Munich, Mallorca të Spanjës dhe në zyrat parlamentare në Berlin, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Në këtë aksion janë përfshirë 70 policë dhe 11 prokurorë.
Shërbimet inteligjente çeke kanë raportuar se kanë audioincizimet në të cilat dëgjohet Bystron duke numëruar 20 mijë euro që ia kishte dhënë një biznesmen ukrainas pro-Kremlinit.
Bundestagu ishte pajtuar që t’ia hiqte Bystronit imunitetin me qëllim që të vazhdohej procedura ligjore ndaj tij.