Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Bashkëluftëtari i Bekim Berishës: “Abeja” vlente sa një mijë ushtarë, armikun e asgjësonte me tel

    29/10/2022 21:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për Heroin e Kosovës, Bekim Berisha është treguar në shumë raste, nga bashkëluftëtarët e tij që ka qenë një nga ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë ata që patën fatin ta njohin e përshkruajnë si një legjendë.

    Me këso fjalë i është drejtuar edhe një bashkëluftëtar i tij, Kadri Kastrati, i cili në emisionin “n’Demos” ka folur për të bëmat e tij në luftën e Kroacisë por edhe në atë të Kosovës.

    “Përveç Agim Çekut e Rrahim Ademit që kanë arrit e kanë luftu në Kroaci, mbi të gjithë do ta veçoja një legjendë një hero, Bekim Berishën “Abejën”, të cilën e kam njohur që nga viti 1992, me fillimin e luftës në Kroaci i ka braktis të gjitha e ka ardhur si vullnetar në luftën kroate, ka marrë pjesë në të gjitha frontet, një general kroat kishte thënë një herë që “Abeja” vlen sa një mijë ushtarë. Ai është plagosur shumë rëndë, por pasi ishte shëruar, është kthyer sërish në vijat e frontit, ta njoftosh një njeri i cili ec nëpër fusha të minuara e nuk bjen në minë, këtu mund ta njihni vetëm Bekim Berishën “Abeja”, është shprehur ai.

    Kastrati ka zbuluar edhe një nofkë të tij të cilin e kishin quajtur në luftën e Kroacisë, e që ishte “Teli”, arsyen e kësaj e ka rrëfyer në “n’Demos”.

    “Ai është plagosur nga artileria, një pjesë e granatës e ka godit në këmbën e djathtë, por ky për t’iu aftuar armikut, ka kaluar nëpër fusha të minuara, për me i sulmu e me zbulu ata, nuk ka ra asnjë herë në mina. Ai ka pasur teknika të jashtëzakonshme, e ka pasur teknikën për të përgatitur mina, ne e kemi quajt në Kroaci edhe si “Teli”, sepse ai ka shkuar tek armiku, e me tel mrapa e ka asgjësu armikun. Kjo tregon se nuk ka qenë i aftë vetëm në një fushë, por ka qenë i gjithëanshëm”, ka thënë ai, përcjell GazetaDemos.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Hysni Gucati shpallë kandidaturën për kryetar të OVL së UÇK-së

    Të Fundit

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.