Është arrestuar një person të enjten në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur, nën moshën 16-vjeçare.
Kështu është bërë e ditur në raportin e Policisë, teksa thuhet se një burrë ishte ankuar në Polici se vajza e tij e mitur ndodhet në shtëpinë e të dyshuarit, me qëllim për të bashkëjetuar me të.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.