sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bashkatdhetarët këtë vit kanë dërguar më shumë para në Kosovë, priten të hyra deri në 1 miliard euro

    04/07/2021 09:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dërgesat nga bashkatdhetarët sivjet kanë shënuar një trend rritës dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijnë mbi 1 miliard euro.

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tre mujorin e parë të këtij viti remitencat kanë arrit shumën 250 milionë euro ose rreth 60 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, remitencat më 2020 shënuan rritje 120 milionë më shumë se në vitin 2019.

    Profesori universitar Muhamet Sadiku deklaron se lidhja e bashkatdhetarëve me Kosovën ka qenë gjithnjë e fuqishme dhe ka vazhduar një trend i dërgesave të mëdha të cilat janë gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës, respektivisht rreth 13 për qind e Bruto Produktit Vendor.

    “Edhe për kundër problemeve që ka sjellë pandemia, megjithatë lidhja e diasporës me Kosovën ka qenë gjithnjë e fuqishme dhe ka vazhduar një trend i dërgesave të mëdha të cilat janë rreth 40 për qind e buxhetit të Kosovës, respektivisht rreth 13 për qind e Bruto Produktit në vend. Remitencat janë treguar burim i sigurt dhe afatgjatë i zhvillimit ekonomik të Kosovës pavarësisht se 90 për qind e remitencave shkojnë në mbulimin e konsumit familjar në Kosovë. Kjo është një strukturë e ndërtuar nga niveli i lartë I papunësisë dhe niveli i lartë i varfërisë, prandaj familjet kosovare derisa ekziston kjo situatë sociale…Parat e diasporës në një përqindje të vogël orientohen në investime për hapjen e vendeve të punës”, theksoi Sadiku.

    Ai shtoi se një pjesë e madhe e këtyre parave shkojnë në mbulimin e importit të madh, pasi Kosova i ka 2,4 miliardë euro në vit import.

    Sipas studimeve të ndryshme, për orientimin e remitencave në investime, Kosova duhet të ndërtojë një mjedis biznesor të favorshëm për investitorë të huajë e nga diaspora.

    Ndërsa, zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti thotë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress se përgjatë muajve, janar-mars remitencat kanë arrit 243 milionë euro.

    “Vlera totale e remitencave për tremujorin e parë të këtij viti (janar-mars 2021), ishte 242.9 milionë euro, që është më e lartë për 55.6 milionë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e remitencave ishte 187.3 milionë euro”, thotë Ahmeti.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës me anë të një vendimi sikur vitin e kaluar synon t’i nxitë bashkatdhetarët që të vizitojnë Kosovën. Në mbledhjen e fundit të ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri Kurti është marrë vendim që të mbulohen shpenzimet policës kufitare ne vlerë deri 6 milionë euro për bashkatdhetarët.

    Artikuj të ngjashëm

    Vlera e koeficientit, Kurti: Nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht

    Atdheu sëmuret, bëhet për mjek gjatë qëndrimit në BBVK

    Komuna e Malishevës del me njoftim për vlerësimin e komisionit komunal

    Të Fundit

    Vlera e koeficientit, Kurti: Nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht

    Atdheu sëmuret, bëhet për mjek gjatë qëndrimit në BBVK

    Komuna e Malishevës del me njoftim për vlerësimin e komisionit komunal

    Komuna e Vitisë publikon emrin e fituesit të pozitës Laborant pranë QKMF-së

    Basha: Opozita e pakënaqur me koeficientin, kërkojnë nga ne t’ua plotësojmë dëshirat

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.