Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Basha: Ne nuk prishemi ne me Amerikën, Vuçiqi po – ne s’kemi asnjë dallim me SHBA-të përpos objektivave

    22/02/2024 14:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha thotë se s’mund të ketë lëkundje të raporteve Kosovë-SHBA.

    Ai vlerëson se s’mund të prishemi ne me SHBA-të por Vuçiqi, i cili është me Rusinë.

    “Asnjëherë, për shkak se dinari nuk është valutë amerikane, është e Serbisë. Është normal presioni që vjen pak prej SHBA-ve se bëjnë presion edhe në Serbi, edhe te ne, por ne asnjëherë s’prishemi me Amerikën për shkak se ne s’kemi kundërshtim me Amerikën. Vlerat tona si shtet dhe si Republikë janë komplet në të njëjtën linjë, që është Amerika, derisa e dini që Vuçiqi është me Rusinë, kështu që i kemi udhët e ndara, ne jemi me Amerikën, ai është me Rusinë, se na s’mund të prishemi me Amerikën, Vuçiqi po”, thotë ai.

    Sipas Bashës, britmat e problemet vijnë prej Vuçiqit dhe ne duhet t’i gëzohemi kësaj, pasi i kemi punët mirë kur ai bërtet.

    “Ne kemi një mirëkuptim në lidhje me transaksionet që bëhen me dinar, ne kemi thënë që duhet një kohë tranzicionale derisa qytetarët t’i kenë mundësitë t’i hapin xhirollogaritë dhe të arrijnë ta bëjnë këmbimin, por problemet janë të Vuçiqit, britmat vijnë prej Vuçiqit, ne duhet t’i gëzohemi asaj pune, për shkak se kur bërtet Vuçiqi, dihet që i kemi punët mirë këtu”, thekson deputeti i VV-së për Gazeta Blic.

    Duke komentuar deklaratën e Kurtit se jemi vend mik me SHBA-të por s’mund të pajtohemi me të, Basha thotë se s’kemi dallime me Amerikën, përpis objektivit për të arritur qëllimin.

    “Prandaj dhe qëndron, pasi jo domosdoshmërish duhet të pajtohemi me secilën pikë, për shkak se ne s’kemi dallime por dallimi te objektiva se si të arrijmë atje. P.sh ata mund të kërkojnë tre muaj, ne themi a mundemi vetëm një muaj, këto janë dallimet, por në objektivat që duam t’i arrijmë nuk ndryshojmë asgjë, për shkak se nuk e kemi asnjë dallim të vetëm me SHBA-të. Krejt problemet që bëhen bisedë mes ambasadave janë për shkak të Vuçiqit, jo për shkak se kemi dalë kundër Amerikës”, deklaron deputeti i VV-së, Dimal Basha.

    Artikuj të ngjashëm

    400 pasaporta s’dihet ku mbetën, Dimal Basha thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për dokumente për të votuar më 9 shkurt

    Basha e quan opozitën “hajgarexhi”: Ju rekomandoj që të shkoni në Big Brother 3

    Basha-opozitës: Si pasojë e koordinimit tuaj, Kosova ka pasur Radoiçiqin kryeministër në veri

    Të Fundit

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.