Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, kryeparlamentar.
Ai tha se edhe vet subjekti politik që e nominoi Bashën, sipas tij nuk e ka marrë seriozisht, përcjell Klankosova.tv.
“Unë mendoj që edhe vet subjekti politik që e nominoi z.Bashën nuk e ka marrë seriozisht dhe më shumë më shqetëson fakti se si është e mundur që t’u jepet një përfaqësues 400 mijë votuesve si z.Basha, në këtë rast për kryetar Kuvendi, ku brenda listës së deputetëve të VV-së ka emra me autoritet dhe me kredibilitet”, u shpreh tutje Haradinaj.