Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani ka folur lidhur me bashkëpunimin me institucionet e Kosovës duke përfshirë organet e sigurisë.
Ai u shpreh se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë së Kosovës, është shumë i mirë.
Ndërkaq lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër, gjeneral Barduani u shpreh se qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë i qartë dhe konsistent.
“Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me bashkësinë ndërkombëtare.”, u shpreh ai, raporton RTK.
Gjeneralmajori Barduani, mes tjerash, ritheksoi se KFOR-i dënon ashpër sulmin e fundit në kanalin e ujësjellësit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok