Në ora 21 ishte paraparë që Barcelona të presë në shtëpi Osasunën, në kuadër të ligës spanjolle.
Por, pak çaste më parë, ekipi bëri kërkesë në LaLiga që ndeshja të shtyhej.
Pavarësisht se përgatitjet ishin të gjitha të bëra me kohë, ekipi katalunas pësoi tronditje me të marrë lajmin se mjeku i ekipit të parë, Carles Minarro Garcia, u nda nga jeta sonte.Mesfushori Pedri, u paraqit në një intervistë të shkurtër për të folur mbi këtë ngjarje.
“Nuk mund ta besoj se ai ka ndërruar jetë. Ngushëllime gjithë familjes së Carles”, u shpreh Pedri
Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunas pritet të zhvillohet në një datë tjetër.