Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të vështirë ndaj Valladolidit 1:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.
Ishin vendasit që shënuan të parët në pjesën e parë, më anë të Sanchezit në minutën e 6’të, shkruan Indeksonline
Por në pjesën e dytë, Hansi Flick bëri disa ndryshime dhe riktheu ndeshjen.
Fillimisht shënoi Raphinha në minutën e 54’të dhe më pas Fermin Lopez në minutën e 60’të.
Me fitore, Barcelona shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e parë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Real Madrid (72) që ka një ndeshje më pak.