Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Barbie thyen rekorde, arkëton mbi një miliard dollarë

    07/08/2023 23:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ky projekt kinematografik dominoi në shitjen e biletave për fundjavën e tretë radhazi në kinematë e Amerikës së Veriut, duke çuar vlerën globale në shifrën e një miliard dollarëve.

    Warner Bros Pictures tha se nga filmi u shitën 549 milionë dollarë bileta brenda vendit që përfshin si SHBA-në dhe Kanadanë dhe 572.1 milionë dollarë të tjerë jashtë shtetit që nga publikimi i tij më 21 korrik.

    “Barbie ka hedhur poshtë edhe parashikimet tona më optimiste”, thanë Jeff Goldstein dhe Andrew Cripps, të cilët mbikëqyrin shpërndarjen e filmit.

    Filmi vendosi një rekord për regjisoren Greta Gerwig, duke e bërë atë regjisoren e parë femër që kryeson vlerën prej 1 miliard dollarësh. Gerwig e nominuar për Oscar është e njohur për vizionin e saj feminist, duke mbikëqyrur sukseset e mëparshme si “Ladybird” dhe prodhimin e vitit 2019 të “Little Women”.

    Barbie interpretohet nga Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike dhe Ryan Gosling si i dashuri i saj Ken. Historia e dy kukullave teksa largohen nga “Barbie Land” për një aventurë në botën reale, që tanimë është kthyer në një fenomen duke rrëmbyer zemrën e të gjithë njerëzve në mbarë botën.

    “Barbie” është vetëm filmi i gjashtë që tejkalon shifrën e një miliard dollarëve fitimi më i madh që nga pandemia COVID-19, sipas Variety.

    Në vendin e dytë renditet filmi “Meg 2” me 30 milionë Dollarë nga shitja e biletave ndërsa “Oppenheimer” i Christopher Nolan u rendit në vendin e tretë me 28.7 milionë dollarë.

    Artikuj të ngjashëm

    “Barbie” kampion i arkave filmike për dy javë rresht

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.