Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    “Barbie” kampion i arkave filmike për dy javë rresht

    01/08/2023 19:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Beteja mes filmave “Barbie” dhe “Oppenheimer” nuk ka përfunduar ende.

    Shtatë ditë pasi projekti i regjisores Greta Gerwig dhe ai i Christopher Nolanit u betuan për të vendosur rekorde në arkat filmike, të dy filmat po shënojnë performancë jashtëzakonisht të mirë nëpër kinema.

    “Barbie” arriti ti arkëtojë 93 milionë dollarë në javën e dytë të shfaqjes, të cilat i shtohen shumës totale të arkëtuar deri më tani prej 351 milionë dollarësh. Kjo e vërteton edhe një herë që interesimi i publikut në Amerikë dhe Kanada për projektin e mbushur me ngjyrë rozë, nuk e ka në mend të ndalet.

    Edhe këtë javë në vendin e dytë u pozicionua drama “Oppenheimer”. Filmi arriti të shes bileta në vlerë prej 46.2 milionë dollarësh ekstra. Nga shfaqja nëpër kinematë e Amerikës Veriore, ky projekt ka arritur t’i mbledhë gjithsej 174 milionë dollar.

    Në vendin e tretë gjendet “Haunted Mansion” i cili debutoi në arkat filmike me 24 milionë dollar të fituara. Pas tij renditet “Sound of Freedom” me 12.4 milionë dollar të fituara ekstra e që i shtohen shumës së arkëtuar për katër javë, që e kap shifrën prej 149 milionë dollarësh.

    E top-pesëshja plotësohet me filmin aksion të yllit hollywoodian Tom Cruise, “Mission: Impossible — Dead Reckoning Part One”. Në javën e tretë të shfaqjes ky projekt shiti bileta në vlerë prej 10.7 milion dollarësh, ndërsa deri më tani në arkat filmike të Amerikës Veriore ka arritur që t’i mbledhë më afërsisht 140 milionë dollarë.

    Artikuj të ngjashëm

    Barbie thyen rekorde, arkëton mbi një miliard dollarë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.