Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Baraliu: Votimi i fshehtë duhej të propozohej më 15 prill, tash është vonë

    02/05/2025 22:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Derisa të shtunën deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në tentimin e dhjetë për të konstituuar organin më të lartë ligjvënës në vend, pas nëntë dështimesh të kaluara, çdo 48 orë që nga 15 prilli kur u mbajt seanca e parë, analisti Mazllum Baraliu, gjithë situatën në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur si një sjellje të papërgjegjshme, lojë betejash dhe akt i një teatri absurd.

    Sipas tij, kjo krizë institucionale është artificiale, e panevojshme dhe e paarsyeshme.

    Baraliu tha se përgjegjësia është e të gjithëve, por parësore është e partisë fituese të zgjedhjeve që të gjejë zgjidhje.

    “Subjekti i parë domosdoshmërisht dhe urgjentisht duhet të gjejë një zgjidhje përmes marrëveshjeve. Ata u përpoqën, po përpiqen. Dje pati një takim, është hap i mirë”, tha tutje ai.

    Por, e quajti për keqardhje që nga takimi i djeshëm mes Kurtit e Krasniqit nuk u prodhua asnjë rezultat.

    Baraliu tha se Kurti nuk do të duhej të selektonte partitë politike, por në takim do të duhej thirrur të gjitha partitë parlamentare.

    “Do të duhej të përgatiteshin më mirë këto takime, do të duhej thirrur të gjithë, jo dikë po dikë jo, pavarësisht numrit të mandateve, jo në mënyrë selektive, sepse me selektivitet nuk bëhet as drejtësi, as shtet as qeveri”, u shpreh Baraliu, për RTK.

    Profesori Baraliu tha se vonesat në krijimin e institucioneve u shërbejnë më së shumti armiqve të Kosovës, siç janë Beogradi e Moska.

    “Vonesat e konstituimit të institucioneve i konvenon armiqve si Beogradi e Moska, por ka edhe të tjerë edhe në lindje dhe në perëndim të cilët thonë se këta nuk kanë merituar shtet. Por, më së shumti i konvenon Beogradit që trumbeton në diplomacinë botërore se këta nuk janë të aftë të mbajnë shtet, dhe ne po dëshmojmë se nuk dimë të bëjmë shtet”, vijoi tutje ai.

    Profesori Baraliu tha se është e domosdoshme që të ketë reagim sa më të shpejt nga presidentja e cila, sipas tij, obligohet nga Kushtetuta e Kosovës të kujdeset për mirëfunksionimin e institucioneve.

    Baraliu tha se votimi i fshehtë i cili u tentua të bëhej një ditë më parë në Kuvend për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit do të ishte shkelje në këtë fazë.

    “Edhe Kushtetuta edhe vendimi i Kushtetueses e përmend mundësinë e votimit të fshehtë dhe të hapur, por kjo është dashur të bëhej në fillim kur ka filluar në ditën e parë më 15 prill, është dashur të propozohej nga partia fituese, tash është vonë, tash nuk bën, është shkelje”, tha tutje ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Baraliu për ngërçin institucional: Vazhdimi i kësaj situate mund të sjellë pasoja serioze për Kosovën!

    Baraliu: Mosshtyrja e zgjedhjeve në veri hap i duhur

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.