Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Baraliu për ngërçin institucional: Vazhdimi i kësaj situate mund të sjellë pasoja serioze për Kosovën!

    03/05/2025 22:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, në emisionin special të RTK-së, ka thënë se pa marrëveshje politike, Kuvendi mbetet peng i interesave të ngushta partiake.

    Shqetësuese për Baraliun janë mandatet e Listës Serbe, ndërsa sipas tij, partitë shqiptare në asnjë formë nuk do të duhej të bashkëpunonin apo të kenë ndonjë koalicion.

    “Ngërçi institucional në Kosovë po zgjatet gjithnjë e më shumë. Pa marrëveshje ndërmjet partive politike, konstituimi i Kuvendit mbetet peng i interesave të ngushta partiake. Situata ka krijuar një vakuum të rrezikshëm institucional që po pengon funksionimin normal të shtetit.

    “Wshtë një vakuum institucional që po zgjatet në mënyrë të panevojshme. Votimi i fshehtë është i ligjshëm, siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese, por ai është dashur të ndodhte qysh më 15 prill, ditën kur u thirr seanca për konstituimin e Kuvendit”, tha ai.

    Baraliu thekson se palët politike duhet të lënë mënjanë interesat partiake dhe të unifikojnë qëndrimet për të mundësuar konsolidimin e institucioneve të reja.

    “Duhet bashkëpunim i të gjitha partive politike, për të dalë nga kjo krizë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë bashkëpunim me Listën Serbe. Kjo parti është e instrumentalizuar nga Beogradi dhe njerëzit e saj kanë qenë të përfshirë në agresionin ushtarak të Serbisë”, theksoi ai.

    Baraliu ngriti shqetësime edhe për mënyrën si Lista Serbe ka fituar mandatet e saj në zgjedhjet e fundit.

    “Ka pasur manipulime, frikësime dhe presione të mëdha. Procesi zgjedhor është vlerësuar i dyshimtë nga vëzhgues ndërkombëtarë, dhe kjo e bën të diskutueshëm edhe legjitimitetin e përfaqësimit të tyre në Kuvend”, deklaroi ai.

    Sipas Baraliut, vazhdimi i kësaj situate mund të sjellë pasoja serioze për Kosovën, përfshirë humbje të fondeve milionëshe dhe pengesë në vendimmarrjen shtetërore.

    “Humbjet janë reale – qoftë në fonde ndërkombëtare, qoftë në çështje strategjike të brendshme, si shtesat për FSK-në dhe Policinë e Kosovës. Të gjitha po bllokohen nga teke individuale të deputetëve”, tha ai.

    Për aq kohë sa partitë politike nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, vendi mbetet në një krizë që rrezikon jo vetëm funksionalitetin institucional, por edhe besimin e qytetarëve në proceset demokratike

    Artikuj të ngjashëm

    Baraliu: Votimi i fshehtë duhej të propozohej më 15 prill, tash është vonë

    Baraliu: Mosshtyrja e zgjedhjeve në veri hap i duhur

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.