Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Baraliu për deklaratat e Bislimit ndaj Kushtetueses: Ai është njëri i mençur, shpresoj të jetë edhe zyrtar i përgjegjshëm

    08/02/2024 09:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, e konsideron të dëmshëm dhe cenim të votuesve, deklaratat e politikanëve ndaj Gjykatës Kushtetuese e ndaj sistemit të drejtësisë në ven.

    Ai ka thënë vendimet e institucioneve të pavarura nuk duhet paragjykuar.

    Duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e ka kontestuar rolin e Gjykatës Kushtetuese, Baraliu nuk beson se është thënë një deklarim i tillë por që kërkon më shumë kujdes gjatë deklarimit në publik.

    Kjo pasi sipas tij, institucionet nuk duhet të mësohen se si duhet të sillen.

    “Është çështje personale është mendim personal nuk është hera e parë që politikanët e zyrtarët e caktuar në politikë te ne nuk janë aq të kujdesshëm në fjalorin e tyre. Nuk i komentoj mendimet dhe qëndrimet e askujt por definitivisht një gjë duhet ta kemi të gjuhë të qartë sidomos partitë politike qofshin ato opozitare qofshin ato në qeverisje që shpesh herë përdorin fjalorë jo adekuatë, fjalor madje të papërshtatshëm që nuk u bënë nder as atyre e as votuesve të tyre, domethënë i cenojnë votuesit të tyre”, deklaroi Baraliu për Ekonomia Online.

    Baraliu mendon se deklarata e Bislimit është nxjerrë nga konteksti, pasi e konsideron zëvendëskryeministrin si njëri të mençur.

    “Mendoj që është pak tekanjoze të pretendohet se si duhet të sillen institucionet e pavarura, duke filluar nga organet, siç është Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor, Gjykata Kushtetuese, Banka Qendrore, siç po pretendojnë disa ambasadorë që po e marrin rolin këtu të ose të zorit ose te guvernatorit po edhe këta tanët me qëndrime tilla nuk mundem t’i paragjykojmë ose t’i paraprijmë vendimeve apo sjelljeve të institucioneve sepse e kanë ligjin para vete dhe ligji mbi të gjitha do duhej ne të jemi shërbëtor po ashtu si ndaj qytetarit edhe vendit tonë, ndaj ligjit për ta zbatuar pra ashtu siç është zgjedhur pra por nuk besoj që zotëri Bislimi aq i pavëmendshëm por mund të ndodh që ja kanë keqinterpretuar nga ndonjë segment i medias, përndryshe ai është njëri i mençur dhe unë shpresoj që të jetë edhe zyrtar i përgjegjshëm”, u shpreh Baraliu.

    Artikuj të ngjashëm

    Baraliu: Kushtetuta është shkelur nga të gjithë pa dallim, madje edhe nga Qeveria aktuale

    Baraliu: Zgjedhjet në veri janë test, nëse dalin mbi 51% i bie se Beogradi dhe Lista Serbe kanë ende ndikim në veri

    Baraliu: Presioni ndaj Kosovës i madh, Serbia përkëdhelet

    Të Fundit

    Aksident i rëndë trafiku: Një i vdekur e katër të lënduar në Nabërgjan të Pejës

    Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në Lipjan, ja kur pritet të dalë vendimi

    Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    Kurti shkon në xhami: Do të investojmë mbi 600 mijë euro në Prishtinë

    Krejt vendimet që mori Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.