Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Baraliu: As Kushtetuesja e as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe

    15/05/2025 19:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke vlerësuar si hap pozitiv takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.

    Baraliu ka thënë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive kryesore është sinjal konstruktiv, por kritikoi mungesën e vullnetit për zgjidhje.

    Sipas tij, presidentja ka përmbushur obligimin kushtetues për të garantuar funksionimin e institucioneve.

    “Është pozitiv fakti që kanë shkruar, i janë përgjigjur ftesës së presidentes përfaqësuesit e partive kryesore politike. Dhe ka pasur një debat atje, të qetë dhe ky është pika fillestare. Mbase do të shohim se si presidentja e vendit do të veproj në të ardhmen, pasi të takohet edhe me përfaqësuesit e partive të komuniteteve pakicë. Mendoj që vetë takimi me të gjitha partitë është rast i mirë, është mundësi e mirë dhe fundi është obligim kushtetueses e presidentes, që të kujdeset për mbarëvajtjen dhe funksionimin e mirë të institucioneve. Dhe ajo këtë e ka bërë. Do të duhej që subjekte politike të reflektojnë, të ndryshojnë strategji. Për mua strategjia e tyre është kurrfarë strategjie. Është ani-strategji, është zhgënjyese në relacionin me qytetarin…”, ka thënë Baraliu në FIVE.

    Tendenca e partive për ta zhvendosur përgjegjësinë te presidentja dhe për ta shtyrë atë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sipas Baraliu, mund ta vonojë procesin dhe të shërbejë si mjet për fitim kohe për disa, por në të vërtetë është vetë Kosova ajo që humb nga kjo zvarritje.

    Më tej Baraliu ka shtuar se kthimi në zgjedhje nuk është alternativë e duhur, pasi vullneti i qytetarëve është tashmë i shprehur.

    “Të ketë lëshim pe nga të gjithë, sepse të dy palët janë pjesë e përgjegjësisë. Dhe kjo kështu nuk ka rrezon. Synietm apo orientimet e përfaqësuesve të partive që të hidhet përgjegjësia dhe barra te presidentja për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo mund të zgjasë, mund ta shtyjë procesin, mund të blej kohë dikush, por mund të humb kohë Kosova. Mendoj që realisht nuk është zgjidhje. As shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhje. Sepse është provuar vullneti i qytetarit”, ka shtuar Baraliu.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputetët mblidhen nesër për herë të 23-të me radhë

    Serwer: Bllokada në Kuvendin e Kosovës po vazhdon më shumë seç duhet

    Dy muaj nga certifikimi nuk konstituohet Kuvendi, 22 mbledhje të dështuara

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.