Deamishel, Bledi, Kristi dhe Qetsori, katër banorët të cilët u “burgosën” nga Efi , thurën një plan mbrëmjen e kaluar për të dalë nga qelia.
Ata diskutuan rreth një projekt-plani, se çfarë do u thonin banorëve kur të dilnin nga burgu. Bledi propozoi që banorët të thonin se ai nuk e përballoi dot jetesën në burg, ndaj ka vendosur të largohet.
Sipas Deas, Kristi duhet të rri indiferent kur të pyetet nga banorët dhe gjatë gjithë kohën duhet të injoroi Bledin. Qetsori do merret me Luizin, pasi ai do e pyesë atë për arsyen e daljes nga burgu.
Sa i përket Deas, ajo do merret me vajzat. Kristi i tha Bledit të mos e ekzagjerojë situatën. Ky i fundit gjithashtu u shpreh se ai do marrë Nitën më vete për të folur rreth kësaj gjëje.
Bledi i tha Deas që ajo të thotë se ai nisi sërish të ofendojë, ndaj situata shkoi kështu.