Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Banorët e zonës “Qendër” protestojnë kundër “Prishtina Parkingut”, thonë se po gjobitën edhe rezidentët

    22/03/2022 10:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Banorët e zonës “Qendër” në Prishtinë kanë protestuar gjatë së martës në shenjë pakënaqësie me ndërmarrjen “Prishtina Parking”, e cila po i gjobitë banorët rezidentë.

    “Turp Prishtina Parking”, “Vota jonë është përgjegjësi e juaja”, “Ndaleni ndëshkimet e banorëve rezident”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar banorët e kësaj lagjeje.

    Përfaqësuesja e lagjes “Qendra”, Violeta Hasani, tha se gjatë ditës së djeshme janë gjobitur mbi 200 banorë.E për këtë, ajo tha se ka pasur edhe një incident ndërmjet banorëve dhe punëtorëve të “Prishtina Parkingut”.“Me ndal këtë veprimtari “Parking Prishtina”, në zonën ku ne banojmë sepse kjo është zonë kolektive nuk është publike.

    “Parking Prishtina” duhet me dal me një prononcim me na tregu për çka janë gjobit dje më shumë se 200 banorë, ndërsa unë kam fakte që zyrtarët e institucioneve nuk janë gjobit. Dje ka eskaluar situata në lagjen tonë, e kam kontaktuar policinë, më kanë thanë që nuk është punë e policisë është e komunës. E kam thirr komunën inspekcionin komunal nuk kanë ardhë, e kam thirr kryeshefin e tyre Alban Imeri por nuk është përgjigj në telefon, situata ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar”, tha ajo.“Jo nuk po e paguajnë, po gjobiten banorët po ua tregoj një dëshmi ku po gjobiten banorët edhe brenda një ore shkruan që duhet me pagu 20 euro plus 1 euro, 21 euro çka nëse qytetari nuk e ka atë pagesë”.

    “Protesta ka me vazhdu do të jetë më madhore. Kërkojmë nga kryetari Përparim Rama se mu bë kryetar unë jam taku me të dhe ja kam tregu problemin që po ballafaqoheni, ai ka dhënë shumë fjalë premtuese. Jo nuk kemi marr përgjigje, jam tu e prit ata janë të obliguat me ma kthy një përgjigje. Ditën e mbledhjes së Kuvendit Komunal me sa e kemi kuptu ka shku rregullorja në ndryshim, deri sa një rregullore është me zbatica me çfarë rregullore ata dalin dhe i gjobitin qytetarët”, EO.

    “Protesta u thirr mbrëmë për sot, unë po ju garantoj nëse nuk ka me vepru komuna e Prishtinës diçka ne nuk kemi me i ndalu protestat. Kjo protestë ka me qenë më e vogla që ka me mujt me bë. Nesër kemi me dorëzu edhe një padi kundër “Prishtina Parking”, në Gjykatë. E le të vendos Gjykata për pezullim, brena tri dite kthehet përgjigja, ndërsa padia vazhdon”, u shpreh ajo.Ndërsa banori tjetër i kësaj lagje, Nasuf Hasani, tha se çmimorja e vendosur nga “Prishtina Parking”, është e papërballueshme për ta.

    Ai ka kërkuar nga kryetari që ta pezullojë rregulloren e të merren parasysh kërkesat e banorëve.“Për dy ose tre vetura, çmimi shkon deri 45 euro këto çmime janë të papërballueshme për të gjithë. Tash është një komision për këtë çështje, unë i bëj thirrje kryetarit Rama që këtë rregullore ta pezulloj menjëherë dhe të merren parasysh kërkesat e banorëve”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje nga protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

    Krejt çka deklaruan organizatorët e protestës kundër  shrenjtimit të rrymës

    Protestuesit nisen drejt Ministrisë së Ekonomisë: ‘Nuk jemi bankomat’

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.