Big Brother VIP ka më pak se një javë që ka filluar dhe është shndërruar në një prej emisioneve më të ndjekura të momentit.
Mbrëmjen e së premtes, kur edhe u mbajt spektakli, u publikuan shumë momente përmbledhëse të javës, duke treguar veset dhe ritualet e ndryshme të personazheve VIP.
Në sy ra sidomos fakti që dy prej tyre, përkatësisht këngëtarin Sabiani dhe shkrimtarin Elhaid Cufi, ishin të kujdesshëm ndaj riteve fetare.
Foto: Top Channel
Ata janë kapur nga kamerat e shtëpisë duke falur namaz të premten, me ç’rast edhe kanë zbuluar se janë myslimanë të devotshëm.
Përndryshe, tema e fesë nuk ka kaluar pa u komentuar tek banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Foto: Top Channel
Aktorja Monika Lubonja në një bisedë të zakonshme me Elhaidin, i drejtoi atij pyetjen rreth riteve fetare në Shkodër dhe martesave mes dy pjesëtarëve të feve të kundërta.
Ky i fundit, tregoi se në qytetin e tij gjërat kanë ndryshuar shumë viteve të fundit, dhe njihen tashmë si qytet me tolerancë të madhe ndërfetare.
Foto: Top Channel