Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Banka Qendrore ka një njoftim për të gjithë ata që kanë kredi

    16/10/2022 16:43
    DEMOS BQK
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Mehmeti, i cili ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe FMN-së, ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë globale të agresionit rus në Ukrainë.

    “Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha ai.

    Guvernatori Mehmeti thotë se në këtë kontekst duhet parë edhe inflacioni i lartë që në gusht ishte 13.1 për qind, pasojat negative të të

    “Ndryshimet dinamike në nivel global janë shoqëruar me rritje të inflacionit, me ndryshim të politikave monetare, pastaj ngadalësim të rritjes botërore për arsye se pati një shkëputje të zinxhirit të furnizimit dhe të gjitha këto ndikuan në aktivitetin ekonomik në nivel të Kosovës por edhe në nivel global”, tha ai.

    Mehmeti nënvizoi se bashkë me pjesën më të madhe të mallrave dhe shërbimeve, Kosova importon edhe inflacionin.

    “Vetëm deri në gusht, në korrik realisht kemi pasur në total importimin e mallrave dhe shërbime diku tek rreth 3.75 miliardë Euro, 2.94 miliardë Euro mallra i kemi importuar, prandaj dhe inflacionin e importojmë dhe për këtë arsye mundësia jonë për të ndikuar tek inflacioni, jo vetëm në Kosovë por edhe edhe Banka Evropiane dhe ajo amerikane, janë të vogla”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Banka Qendrore e SHBA rrit normat e interesit, niveli më i lartë në 16 vite

    Kriza e Sri Lankës: Banka Qendrore në krizë të madhe ekonomike

    Lajm jo i mirë nga Banka Qendrore për gjithë ata që kanë kredi në bankë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.