Dy javë pas sulmit terrorist serbë, Banjska e Zveçanit po vazhdon të jetë e qetë. Për këtë, po përkujdesën zyrtarët policorë të Kosovës, të cilën sot u vizituan edhe nga vet komandanti i njësiteve speciale, Amir Gërguri.
Terrenin po e inspekton nga afër.
Në këtë formë të hënën, vet komandanti i njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, u shfaq në terren.
Aty ku vetëm dy jave më parë u shpartallua grupi terrorist serb, ai po i viziton kolegët të cilët po përkujdesën për sigurinë në Banjskë të Zveçanit.
Dy javë pasi që grupi terrorist serb iku përmes kësaj rruge, Banjska po vazhdon të jetë e qetë. Zyrtarët policorë të Kosovës, po kujdesën për banorët dhe sigurinë në këtë fshat.
E shenjat se këtu kishte dyluftim me 24 shtator, janë akoma.
Madje, edhe gjurmët që la prapa grupi terrorist serbë teksa po largohej nga këtu.
Në mesditë, këtu u bë edhe ndërrimi i policëve të njësiteve speciale.
E policët që erdhën po e vazhdojnë menjëherë punën ku e lanë kolegët e tyre.
Kjo siguri, duket se ka filluar të ndjehet edhe nga banorët e këtij fshati.
E njëjtë me ta, puna po vazhdon normalisht edhe brenda Manastirit të Banjskës.
Por, në hyrje të tij, është vendosur shenja për ndalim të filmimit.
E bashkë me të është edhe shenja e ndalimit të armëve, ndonëse para më shumë se javësh aty u fut arsenal i tërë i armatimit.
Ndërkohë autoblindat e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, vazhdojnë të patrullojnë në rrugët e Banjskës, që të dërgojnë në pikat kufitare me shtetin serb, transmeton Teve1.
E statike po qëndron edhe kjo patrullë e policisë së Kosovës, në hyrje të këtij fshati, ku heroikisht ra zyrtari policor, Afrim Bunjaku.