Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ballkani thyen mallkimin ndaj Dukagjinit dhe forcon kreun e Superligës

    13/11/2023 22:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ballkani ka mposhtur Dukagjinin në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, të luajtur në Suharekë. Të hënën, Ballkani triumfoi me rezultatin 3:1 për t’u forcuar në krye të tabelës me 32 pikë, 7 më shumë se Drita, ekip që ka edhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

    Ballkani kaloi herët në epërsi, duke e zhbllokuar rezultatin pas vetëm 15-të minutave lojë. Ishte mesfushori Nazmi Gripshi, ai që shënoi për 1:0. Megjithatë, Dukagjini nuk u dorëzua dhe u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë. Në minutën e 44-të, mesfushori Vitor Hugo barazoi me një gjuajtje të fortë prej rreth 20 metrave, duke përfituar nga një top i kthyer.

    Në pjesën e dytë, Ballkani shënoi edhe dy gola të tjerë për t’i dhënë fund dilemës së fituesit. Fillimisht, Almir Kryeziu e riktheu epërsinë e Ballkanit me golin e shënuar nga distanca në minutën 49-të, përpara se fitoren ta vulos Bleart Tolaj. Tolaj realizoi në minutën e 90-të me kokë, me ndihmën e njërit prej mbrojtësve të Dukagjinit.

    Për Dukagjinin, kjo është disfata e tretë këtë edicion dhe e para pas një serie prej 11 ndeshjeve pa humbje. Në fakt, për Ballkanin kjo ishte fitorja e parë ndaj Dukagjinit pas katër barazimeve rresht me rezultatin 1:1. Dukagjini mbetet i gjashti në tabelë me 17 pikë të mbledhura

    Artikuj të ngjashëm

    “Njëri prej atyre që kontribuoi fort në sukseset tona historike” – Nderim Nexhipi kthehet te Ballkani si drejtor sportiv

    FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

    Ballkani s’fiton sërish, Prishtina e barazon në fund rezultatin

    Të Fundit

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Matjet e fundit të Omnibus, Muharremi: Osmani, Konjufca dhe Hamza më popullor se Kurti 

    Abdixhiku nis takimin me Osmanin, pamjet i nxjerr Presidenca

    Krasniqi: Kurti dhe VV s’duhet të merren me interpretime, i kanë humbur rastet sa herë i kemi çuar në Kushtetuese

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arrin në Presidencë – pas pak fillon takimi me presidenten Vjosa Osmani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.