Goli i Sunday Adetunjit në minutën e 81-të, e ndezi stadiumin e qytetit në Suharekë.
Por gëzimi i “Xhebrailave” nuk zgjati deri në fund, pasi 3 minuta para përfundimit të kohës shtesë, Prishtina e barazoi rezultatin me anë të Boueye.
Kampionët aktual nuk e shfrytëzuan gabimin e Dritës, pasi gjilanasit humbën në Podujevë nga Llapi, njofton Klankosova.tv.
Pikërisht me “Intelektualët”, suharekasit ndeshen të martën, në derbin kryesor të Superligës.
Drita ka 50 pikë, derisa Ballkani mbetet dhjetë sosh prapa gjilanasëve.