Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ballkani e zhvillon sot ndeshjen historike në Ligën e Konferencës

    08/09/2022 11:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kampioni i Kosovës, Ballkani do të bëhet skuadra e parë kosovare që do të luajë në fazën e grupeve të një gare për klube të UEFA-spasi ata do të debutojnë sonte në Ligën e Konferencës.

    Ekipi nga Suhareka kaloi me sukses tre raunde të kualifikimeve të UECL, duke shënuar 17 gola në gjashtë ndeshje, pasi u eliminuan nga raundi i parë i fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve nga skuadra lituaneze, Zalgiris.

    Menaxheri Ilir Daja e udhëhoqi skuadrën e tij drejt titullit të parë të Superligës sezonin e kaluar dhe po ashtu e ka nisur fuqishëm këtë sezon, me tre fitore të njëpasnjëshme 1-0 duke e bërë atë të vetmen skuadër të mbetur me një rekord 100%.

    Humbja e korrikut në kohën shtesë ndaj Zalgiris mbetet humbja e tyre e vetme e sezonit dhe Daja që atëherë ka krijuar tetë fitore mbresëlënëse në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

    Kampionët rumun të Liga 1, CFR Cluj, po bëjnë paraqitjen e tyre të dytë radhazi në Ligën e Konferencës, pasi përfunduan në fund të grupit të tyre sezonin e kaluar pasi humbën katër nga gjashtë ndeshjet e tyre.

    I menaxhuar nga ish-mbrojtësi i Chelseat, Dan Petrescu, Cluj u eliminua gjithashtu nga raundi i parë i kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

    Dueli nis nga ora 18:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Largohet përfundimisht nga Ballkani, Ilir Daja

    Ballkani në “flakë” – Zvicra, Gjermania e pjesë të tjera të Evropës mbërthehen nga stuhitë e forta

    Ballkani dhe Prishtina luftojnë sot për trofeun e Kupës së Kosovës

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.