Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ballkani e pret në shtëpi Gjilanin këtë të shtunë-flet Thaqi

    30/03/2023 16:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ballkani po kalon nëpër një formë jo të mirë të rezultateve xhirove të fundit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Ilir Daja nuk dinë për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Kampionët në fuqi kanë pasur kohë dy javë të “mbushin bateritë” për vazhdimësinë e kampionatit.

    Rreth formës së ekipit suharekas, pushimit dyjavor për shkak të kombëtareve, ndeshjes së radhës kundër Gjilanit dhe “finalet” e edicionit drejt titullit kampion, ka folur, mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi.

    Thaqi tha se përkundër formës jo të mirë që e kanë kaluar në takimet e fundit, ai me bashkëlojtarë kanë bërë paraqitje të mira.

    “Nuk kemi qenë në situatë shumë të mirë për shkak se kemi lëshuar disa pikë dhe normalisht që nuk jemi të kënaqur, sepse nuk është pritur, mirëpo kjo na jep shpresë. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira mirëpo nuk kemi realizuar në raste të pastërta dhe normalisht kemi lëshuar pikët” – tha Thaqi.

    Pushimi dyjavor, sipas Thaqit, ka ardhur në momentin e duhur për Ballkanin.

    Thaqi shtoi se kjo kohë e ka ndihmuar atë dhe bashkëlojtarët të kthehen në formë dhe të vazhdojnë rrugëtimin për ta mbrojtur titullin e kampionit.

    “Pushimi dyjavor ka ardhur në momentin që na u është dashur të gjithëve. Na ka shërbyer në maksimum për me u rikthy sa më mirë në formë sepse me qenë realist edhe si individë kemi qenë larg formës që kërkohet dhe duhet pranuar. Besoj që edhe ekipi edhe gjithë individët do kthehemi në atë formën tonë maksimale dhe të vazhdojmë edhe këto 10 finale që na kanë mbetur”, vazhdoi ai.

    Ballkani takimin e radhës e luan në shtëpi kundër Gjilanit.

    Mbrojtësi i krahut të suharekasve, Thaqi ka vlerësuar “kuqebardhët”, por ka thënë se ata duhet ta mposhtin ekipin nga Anamorava.

    “Ndeshjën e radhës e kemi të shtunën kundër Gjilanit. Ata janë një kundërshtar shumë i fortë. Mirëpo duhet harruar gjitha ndeshjet e kalara dhe duhet ta fitojmë këtë “finale” sepse nuk kemi hapësirë për të lëshuar pikë në vazhdim”, përfundoi Thaqi.

    Ballkani pas 26 ndeshjeve të zhvilluara renditet i dyti me 51 pikë në tabelë, një më pak se Drita, rivalja direkte në garë për titull.

    “Portokallezinjtë” janë në garë vetëm për titull të kampionit, pasi pak javë më parë u eliminuan edhe nga Kupa e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.