Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Balje: Termi Prindi 1 dhe Prindi 2, shkelje e Ligjit të Familjes

    18/09/2024 23:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja Duda Balje, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në Kuvendit e Kosovës, ka thënë se termi Prindi 1 dhe Prindi 2, e përdorur në një dokument të unifikuar dhe i shpërndarë për prindërit nga shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë është shkelje e ligjit të familjes.

    Ajo ka thënë se familja në Kosovë është e rregulluar me ligj dhe se askush s’ka të drejtë të bëjë definimin e saj.

    “Shkelje e ligjit sepse na kemi ligj për familjen, kod për familjen dhe nuk e besoj se askush prej nivelit lokal aq më pak menaxhmenti i shkollës ka pas të drejtë këtë me bë”, ka thënë Balje në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

    Balje ka thënë se nga biseda që ka zhvilluar me drejtoreshën e kësaj shkolle ka kuptuar se një dokument i tillë është shpërndarë nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë edhe në shkollat tjera.
    “Ata kanë thënë se është unifikim i dokumentit dhe është shpërndarë nga DKA e Prishtinës në të gjitha shkollat. Askush në Kosovë nuk ka të drejtë me definu familjen, sepse ajo është e definuar me ligj”, tha ajo.

    Balje ka përmendur edhe një shembull se nëse një çift shkon dhe e regjistron fëmijën në shkollë, kush duhet të jetë prindi 1 dhe kush 2 dhe pse.
    “Nuk po dua me u identiku me numër, unë jam nëna”, tha ajo.

    Për këtë dokument i cili ngjalli reagime ka reaguar edhe shkolla “Elena Gjika”.

    “Kjo draft-marrëveshje është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit. Është vërejtur se disa prindër e kanë ndërlidhur me procese të tjera, për çka shkolla nuk ka pasur këtë qëllim. Për shkollën është e rëndësishme që dy prindërit të jenë pjesë e shkollimit dhe garantues i bashkëpunimit e ndarjes së përgjegjësisë në të mirë të fëmijëve. Ne ndajmë keqardhje për çdo shqetësim të mundshëm që kjo situatë mund të ketë shkaktuar”, u tha në një postim nga drejtoria e kësaj shkolle.

    Edhe nga Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës e kanë quajtur një emërtim të tillë si keqkuptim.

    “Ka pasur keqkuptime, ku disa prindër e kanë ndërlidhur këtë marrëveshje me procese të tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij dokumenti. Për DKA, është thelbësore që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në procesin arsimor”, thuhet nga DKA

    Artikuj të ngjashëm

    Pretendimet e familjes se ua grabiti vajzën, Hoxhë Avdiu: E shërova nga magjia, prindit të saj ia kam kërkuar dorën

    Familjarët e Marigona Osmanit ndihen më të qetë pas dënimit të përjetshëm të Dardan Krivaqës 

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.