Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami: Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    01/06/2025 11:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka sugjeruar që 1 qershori të shënohet si “ditë e mafisë energjetike në Kosovë.” Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se në katër vitet e fundit, nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, është ndërtuar një rrjet i strukturuar i përfitimeve të paligjshme në sektorin e energjisë, me emra konkretë dhe lidhje të drejtpërdrejta politike.

    Sipas Bajrami, strukturimi i “mafisë energjetike” ka nisur qysh në ditët e para të qeverisjes Kurti, kur Nagip Krasniqi – ish-kryesues i Komitetit të Energjisë në Vetëvendosje – u emërua në krye të KEK-ut. Bajrami kujtoi se aktualisht Krasniqi po përballet me aktakuza për korrupsion.

    Deputetja ka përmendur gjithashtu edhe rastin e Martin Berishajt dhe raportimet e shumta se ka përfituar miliona nga kompani energjetike. Deputetja e LDK-së ka përmendur edhe një sërë rastesh tjera të skandaleve dhe korrupsionit për të cilat u raportua gjerësisht gjatë qeverisë Kurti:

    “Ta shënojmë 1 qershorin si ditë të mafisë energjetike në Kosovë

    Përgjatë katër viteve të shkuara mafia energjetike për të cilën Albin Kurti fliste sa ishte në opozitë ka marrë formë. Ka emra dhe mbiemra, është Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, e cila për katër vite nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ka vendosur njerëzit e vet në krye të institucioneve që prodhojnë energji, japin licenca e që janë të thirrura me mbikëqyrë tregun e energjisë.

    Struktura e mafisë energjetike nisi në ditët e para të qeverisjes së Vetëvendosjes. 

    Kurti e pati dërguar në KEK Nagip Krasniqin që ishte kryesues i Komitetit të Energjisë në Vetëvendosje. Nagipi tash po përballet me aktakuza për korrupsion. 

    Pastaj, Martin Berishaj brenda 24 orëve u pajis me pasaportë diplomatike dhe u emërua ambasador. I njëjti paguhej nga kompanitë energjetike përfshirë GEN-in. 

    Në gjithë këtë situatë, përmes faturave, EFT-ja e Vuk Hamoviçit përfiton miliona euro në kurriz të qytetarëve të Kosovës.

    Kjo nuk është rastësi, këtu nuk ka më hapësirë për mbulesë, sepse tashmë po e shohim të gjithë skemën e ndërtuar me qëllime të qarta, atë të pasurimit të disa individëve në kurriz të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit.

    Në media u raportua se vëllai i Kurti po merret diçka me çështje të energjisë në KEK, ani pse që shumë vite punon në KEK. Gjithashtu u raportua se një donator i LVV-së tashmë është zgjedhur drejtor i KEK-ut. Lajmi tjetër ishte se vëllai i shefit të kabinetit të Kurtit është duke e provuar fatin në energji. Për më tepër, i kemi parë të gjitha mesazhet në grupin e WhatsApp-it, ku vendoset për tenderët milionësh të KEK-ut, përkundër faktit se pohohej se ajo kompani nuk i plotëson kushtet.

    Gjatë kësaj periudhe dolën në sipërfaqe kompani fantome të regjistruara gjatë qeverisjes së Kurtit. NOA tani është kompani me 2 punëtorë dhe me 160 milionë euro qarkullim vetëm në vitin 2024.

    Çmimi i energjisë në qeverisjen e Kurtit ka shënuar rritje rekorde. Dhe, mbrëmë sërish u paralajmërua shtrenjtim i rrymës. 

    Shihni faturat, shiheni faturën e muajit maj dhe krahasone me majin e vitit 2024, 2023, 2022 dhe 2021. Kosova kurrë nuk ka importuar më shumë energji sesa në këto katër vitet e fundit.

    Sot, rreth 1300 ndërmarrje që punësojnë gjysmën e atyre që punojnë në sektorin privat dhe që gjenerojnë gjysmën e buxhetit të Kosovës, po dalin në një treg të hapur të energjisë i cili nuk ekziston, ndërsa fatura e energjisë po u trefishohet.

    Për Qeverinë e kaluar të LVV-së këto janë vetëm 1% e kompanive (në fakt janë 1.54% nga gjithsej 84,500 ndërmarrje sa janë aktive në treg), por a po e kuptoni se qeveria po punon kundër këtyre 1300 kompanive për t’ia rregulluar tregun kompanive si NOA dhe për t’ia rritur nesër shanset në treg kompanisë së vëllait të Luan Dalipit.

    Hetim dhe auditim për të gjithë. Prokuroria të merret me mafien energjetike para se kjo të shkatërrojë çdo gjë që është ndërtuar për 25 vite.”

    Artikuj të ngjashëm

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Haziri: Kurti nuk e mbështeti Adem Demaçin për president, në mënyrën më mizore i tha “JO”

    Ismajli për kryetar Gjilani, Haziri: Qyteti ka rënë në fund të pusit – me të do të kthehet në zhvillim

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.