Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajrami pas vendimit të Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati 30-ditor?

    26/06/2025 21:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Ajo ka mirëpritur vendosjen e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime për mungesën e qartësisë mbi pasojat nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda këtij afati.

    “Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar një afat kohor dhe tashmë e dimë, që ka një afat kohor… Nuk duke shumë e qartë, nga ajo që kam parë, se çfarë do të ndodhë nëse nuk bëhet brenda 30 ditëve”, tha Bajrami.

    Ajo theksoi se paqartësitë mbeten të mëdha, sidomos duke marrë parasysh numrin e lartë të vazhdimeve të seancës konstituive që nuk kanë prodhuar rezultat.

    “Kur e dimë se më kënd kemi të bëjmë në Kuvend, kur e marrim faktin se nesër është vazhdimi i 39 i seancës konstituive, menjëherë pyetja e parë që i bërë vetes që a ka thënë Gjykata Kushtetuese çka ndodh, në fakt a ka dhënë përgjigje se çka ndodh nëse edhe brenda këtyre 30 ditëve ne nuk arrijmë ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Po thuhet se duhet të ketë zgjedhje”, u shpreh ajo.

    Bajrami tha gjithashtu se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit bie mbi partinë që ka të drejtën për të propozuar Kryetarin, duke theksuar nevojën për konsensus.

    “Unë e pash që partia e parë nuk e ka vetëm të drejtën, e ka edhe përgjegjësinë për të ardhur deri te konsensusi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Dmth normalisht obligohen të gjithë deputetët, por përgjegjësia kryesore edhe nga ajo çka lexuam është që partia që e ka të drejtën e ka edhe përgjegjësinë që të arrij konsensusin. Duhet ta gjej në figurë konsensuale, e pranueshme për pjesën më të madhe të deputetëve”, deklaroi Bajrami në emisionin Debat Plus.

    Artikuj të ngjashëm

    Aksidenti në Vitomiricë të Pejës, jep detaje Policia: 7 persona të lënduar

    Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, Policia jep detaje: Nuk raportohet për persona të lënduar

    Gjermania vazhdon pjesëmarrjen e ushtrisë në KFOR – Bundestagu miraton mandatin për Kosovën

    Të Fundit

    Aksidenti në Vitomiricë të Pejës, jep detaje Policia: 7 persona të lënduar

    Bajrami pas vendimit të Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati 30-ditor?

    Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, Policia jep detaje: Nuk raportohet për persona të lënduar

    Gjermania vazhdon pjesëmarrjen e ushtrisë në KFOR – Bundestagu miraton mandatin për Kosovën

    Aksident në Sllovi të Lipjanit, dy persona të lënduar – Policia jep detaje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.