Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Uncategorized

    Bajrami paralajmëron Komision për ta hetuar ZRRE-në dhe KOSTT-in pas konstituimit të Kuvendit

    13/08/2025 14:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se puna e parë që do të bëhet pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Komisioneve Parlamentare, do të jetë formimi i një Komisioni Hetimor, i cili do të hetojë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, KOSTT-in dhe të gjithë akterët në sektorin e energjisë.

    Sipas Bajramit, përgjegjësit kryesorë për çdo gjë që ka ndodhur në sektorin e energjisë janë bordi i ZRRE-së, që thotë se i është nënshkruar “qeverisë dhe mafisë energjetike”, shkruan Reporteri.net.

    “Hetim dhe përgjegjësi për përjashtimin e 1300 kompanive nga shërbimi universal i furnizimit me energji në emër të një tregu të lirë që nuk ekziston.

    Hetim për dominimin e tregut nga NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqëçit, dështimet e remontëve në KEK, blerjet e energjisë jashtë rregullave të tregut nga ana e KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s.”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo thotë se përgjegjësi të madhe këtu ka edhe Kurti.

    “Normalisht, përgjegjësi të madhe këtu ka Kurti me bashkpuntorë të cilët erdhën në pushtet duke përzënë Counter Global-in e me premtimin me liru çmimin e energjisë, por krejt çka kanë ba këto katër vite e gjysëm është trefishim i çmimit dhe politika në funksion të mafisë energjetike.  Bordi i ZRRE-së i është nënshtruar qeverisë dhe mafisë energjetike që katër vjet e gjysmë”, ka shkruar Bajrami.

    Ndryshe, shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka miratuar ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji duke refuzuar shtyrjen e ekzekutimit të daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë elektrike. Vendimi u bë i ditur dje, ndërkaq ZRRE-ja ka reaguar duke thënë se u dëshmua se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

    ZRRE u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit me energji elektrike, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE, sepse siç thekson njoftimi, nga data e 16.08.2025 konsumatorët komercial të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik.

    Artikuj të ngjashëm

    “S`duhet bërë kompromis me socialistët”, Reshiti: 42.3% e kanë votuar për LVV, 57.7% për partitë tjera

    Një person gjendet i vdekur në një restorant në Malishevë

    Baraliu: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

    Të Fundit

    “S`duhet bërë kompromis me socialistët”, Reshiti: 42.3% e kanë votuar për LVV, 57.7% për partitë tjera

    Një person gjendet i vdekur në një restorant në Malishevë

    Baraliu: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

    Përplasen rëndë me motoçikletë, vdes 20 vjeçari shqiptar në Naxos

    Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.